Home | Magazine
në fokus

Marrëveshje për ndërprerje të grevës në Kosovë

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë BBC-së se është arritur marrëveshje për ndërprerjen e grevës dhe se sipas tij të gjithë pjesëtarët e policisë, përfshirë edhe ata të njësive speciale, janë që nga mëngjesi në vendet e tyre të punës.

Njësitë elitë të policisë së Kosovës filluan të enjten një grevë me kërkesën për rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjit mbi policinë që nënkuton nënshkrimin e kontratave të përhershme.

Këto kërkesa kanë qenë edhe kërkesa të sindikatës së policisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi tha më herët se do të shqyrtohen kërkesat e policisë, por që rritja e pagave nuk mund të bëhet përtej kufizimeve buxhetore.

Por pavarësisht prej kësaj, policia kërkonte një mbledhje urgjente të Kuvendit të Kosovës, ku do të arrihej një zgjidhje për kërkesat e tyre.


Bookmark and Share
KOMENTET
KOMENTO
Emri
Emaili
Komentet


 
© 2008 Ipko. All rights reserved.   Email: portal@ipko.net