Home | Magazine
në fokus

Rasmussen: Sfidat e Kosovës joushtarake

NATO-ja po shqyrton ristrukturimin e mëtejshëm të misionit në Kosovë.

Kreu i Aleancës Veri-atlantike ka theksuar se ende nuk ka një vendim, por priten rekomandimet e komandantëve ushtarakë. Diplomatët në Bruksel kanë deklaruar për agjencitë e lajmeve, se ekziston mundësia e shkurtimit të forcave të NATO-s në Kosovë në më pak se 4 mijë trupa gjatë vitit 2011.

Kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve aleate, ka vlerësuar pozitivisht arritjet në Kosovë.

Rasmussen ka theksuar se aktualisht Kosova përballet me sfida që nuk janë të natyrës ushtarake.

“Sfidat e sigurisë në Kosovë përgjithësisht nuk janë më të natyrës ushtarake. Ky është sukses madhor për Kosovën, për rajonin dhe për bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë dhe NATO-n. Kosova është një histori suksesi”, ka thënë Rasmussen.

NATO-ja po shikon mundësinë e vënies në dispozicion të më shumë trupave për në Afganistan, duke shkurtuar dhe më tej misionin në Kosovë, është thënë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të Aleancës, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Diplomatët e NATO-s bëjnë të ditur se planifikojnë që të shkurtojnë trupat e Aleancës në Kosovë në më pak se 4,000 në vitin 2011, ka njoftuar AP.

Kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se ministrat e mbrojtjes po diskutojnë hapat e tjerë që lidhen me misionin në Kosovë. “Kemi parë përparim të ndjeshëm në Kosovë gjatë 12 muajve të fundit”.

“Nuk është marrë asnjë vendim rreth asaj se cili do të jetë hapi tjetër në ristrukturimin e KFOR-it. Ne do të presim rekomandimet e komandantëve ushtarakë, përpara se të marrim hapin e radhës”, ka shtuar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

KFOR-i më 2011, vetëm 4000 trupa

NATO-ja po shikon mundësinë e vënies në dispozicion të më shumë trupave për në Afganistan duke shkurtuar dhe më tej misionin në Kosovë, u tha në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të Aleancës.

Diplomatët e NATO-s bëjnë të ditur se planifikojnë që të shkurtojnë trupat e Aleancës në Kosovë në më pak se 4000 në vitin 2011, njofton agjencia e lajmeve AP.

Kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se ministrat e mbrojtjes po diskutojnë hapat e tjera që lidhen me misionin në Kosovë. “Kemi parë përparim të ndjeshëm në Kosovë gjatë 12 muajve të fundit”, tha Rasmussen. Gazeta Express / 5 shkurt 2010



Bookmark and Share
KOMENTET
KOMENTO
Emri
Emaili
Komentet


 
© 2008 Ipko. All rights reserved.   Email: portal@ipko.net