në fokus
Fillon takimi i GND-së
Në Vjenë ka filluar takimi i Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën, në të cilin përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Piter Fajth, do të raportojë për zhvillimet në Kosovë.
Në një sesion të veçantë të këtij takimi do të raportojë edhe kryeministri Hashim Thaçi...Në Vjenë të Austrisë ka filluar sot takimi i përfaqësuesve të shteteve anëtare të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën, ku temë diskutimi do të jenë zhvillimet aktuale në Kosovë. Në këtë takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, njëherit përfaqësues special i BE, Piter Feith.
Takimi do të zhvillohet në dy sesione. Në njërin prej sesioneve do të diskutojnë përfaqësuesit e shteteve anëtare që e përbëjnë Grupin ndërkombëtar Drejtues për Kosovën. Ndërsa, në sesionin tjetër shefi i ekzekutivit të Kosovës, Hashim Thaçi do të prezantojë zhvillimet aktuale në vend. Kështu tha, për Radio Kosovën (RTK) zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi.
“Ky është një takim i radhës i grupit mbikëqyrës ndërkombëtar ku do të prezantohet puna e bërë nga ana e institucioneve të vendit si dhe e prezencës ndërkombëtare në veçanti e zyrës ndërkombëtare civile, ICO. Do të jetë një sesion ku fjalën kryesore do ta ketë kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Hashim Thaçi, i cili do të prezantojë zhvillimet, progresin dhe të arriturat e qeverisë së Kosovës si dhe institucioneve të vendit ndërmjet këtyre dy takimeve dhe që do të prezantojë edhe perspektivën dhe vizionin për punët që na presin në të ardhmen dhe sfidat që kemi përpara”, tha Krasniqi.
Theks të veçantë në raportimin e tij, kryeministri Thaçi do të ketë edhe zbatimin e Kushtetutës dhe zbatimin e plotë të ligjeve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ky takim shtoi zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, do të paraqesë bashkëpunimin që institucionet e vendit kanë pasur me grupin mbikëqyrës ndërkombëtar dhe vlerëson rëndësinë e tij për të ardhmen e vendit.
“Gjithçka do të jetë në vazhdën e një koordinimi dhe bashkëpunimi të ngushtë që kanë pasur institucionet e Kosovës me grupin mbikëqyrës ndërkombëtar. Ne besojmë që edhe konkluzionet do të jenë të rëndësishme për punët dhe për sfidat që na presin në të ardhmen e afërt dhe afat mesme, tha Krasniqi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës do të ketë edhe një takim me ministrin e punëve të jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger.
Në takimin e me përfaqësuesit e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën do të rishikohet edhe mandati i Zyrës Civile Ndërkombëtare. Zëdhënësi i kësaj zyre Edi Megafi, ka bërë të ditur se ndryshimet e mundshme në mandatin e Feith do të lidhen me progresin që kanë arritur institucionet kosovare në fusha të ndryshme.
Grupi Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën është formuar pas shpalljes së pavarësisë dhe përbëhet nga vendet që e kanë njohur Kosovën. / gazetaexpress / foto: dardamedia / 8 shkurt 2010

IPKO PRODUKTET

.jpg)