Home | Magazine
në fokus

Papandreu mund të fitojë shansin e pamundur

Kryeministri i Greqisë, Xhorxh Papandreu, mund t'i shtojë kapitalit masiv politik formimin e tij të veçantë dhe kredencialet e fuqishme ndërkombëtare për të nxjerrë vendin e tij nga kriza e rëndë e borxheve.

Pas një nisjeje disi hezitante, modernizuesi Socialist pas muajsh presioni të BE-së, këtë javë vendosi masat drakoniane të shtrëngimit, duke bindur tregjet për huadhënie disi më të lirë, për të mbushur gropat e buxhetit. Ky ishte çelësi për tërheqjen e Greqisë nga spiralja e borxheve që tronditi monedhën euro.

"Kjo është një sfidë personale për të",- tha Costas Panagopoulos, drejtues i agjencisë së sondazheve ALCO. "Ai ka një rezervë të madhe mbështetjeje popullore dhe po e përdor të gjithë atë. Nëse fiton, ai do të sigurojë një dominim politik për një kohë të gjatë".

Por analistët thonë se një thellim i depresionit, opozicioni i sindikatave, dhe rezistenca e vendosur ndaj reformave dhe çrregullimeve të tregjeve financiare, ende ka fuqinë për të thyer Greqinë.

Me hijen e tij dramatike të ngjashme me atë të babait të tij energjik, ish-kryeministri i ndjerë Andreas Papandreou, ai krijoi kushtet e reduktimit të rrogave publike dhe ngritjen e taksave përpara vizitës në Gjermani dhe Francë, ku pritet të kërkojë mbështetjen konkrete nga BE-ja.

"Ne do të luftojmë për shpëtimin e atdheut, të njerëzve të tij e fëmijëve tanë nga perspektiva e tmerrshme e falimentimit",- tha ish-ministri i jashtëm, i lindur në SHBA, kësaj jave për grupin e tij parlamentar. "Ne tashmë jemi në një gjendje lufte".

Deri tani, tregjet e vendeve të tjera të BE -së kanë përgëzuar lëvizjet e tij. Lavdërimet për masat e ashpra kanë ardhur nga shumica e liderëve të BE-së dhe bonoja e re 10-vjeçare e thesarit e lëshuar të enjten pati miratime pozitive.

"Këto masa janë një shenjë pozitive se qeveria tashmë e "kapur gjembaçin",- tha analistja e financierëve të Moody, Sarah Carlson, duke shtuar se agjencia e tyre parashikonte arritje të suksesshme të Greqisë të ratave normale të kreditimit. / g.agon / 5 mars 2010



Bookmark and Share
KOMENTET
KOMENTO
Emri
Emaili
Komentet


 
© 2008 Ipko. All rights reserved.   Email: portal@ipko.net