në fokus
Fyerjet Parlamentare
Parlamenti i Kosovës u mblodh të enjten për të diskutuar zbatimin e kushtetutshmërisë në vend. Por, debati eskaloi në fyerje dhe kërcënime.
Deputetët e Parlamentit të Kosovës kanë miratuar të enjten një deklaratë mbështetëse për Qeverinë e Kosovës, në përpjekjet e saj për shtrirjen e autoritetit në pjesën veriore të Kosovës.
Iniciuesi i kësaj seance, LDD, kishte kërkuar që në fund të debatit të miratohet një rezolutë obliguese për qeverinë, por kjo kërkesë nuk është mbështetur nga grupet e mëdha parlamentare.
“Kuvendi duke theksuar rolin e vet në zbatimin e plotë të Kushtetutës, sundimin e shtetit ligjor, luftimin e krimit dhe kontrabandës, garantimin e pronës, lirisë së lëvizjes, paqes, demokracisë dhe perspektivës së zhvillimit ekonomik për mbarë popullin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e miratuar nga Parlamenti i Kosovës.
Seanca e së enjtes është përshkruar me akuza të rënda dhe fyerje mes deputetëve.
Deputetja Gjylnaze Syla e quajti rrenc Kryeministrin.
Deputeti Shkumbin Demalija u kërkoi mejdan kolegëve deputetë.
E, Kryeministri Hashim Thaçi porositi AAK’në se “politika nuk bëhet me mentalitet të lotarive dhe kazinove”. / gazetaexpress / 5 mars 2010

IPKO PRODUKTET

.jpg)