Home | Magazine
në fokus

Berlini dhe Athina janë dakord: Jo ndihmë për Greqinë

Liderët grekë dhe gjermanë duket se janë të bashkuar në një pikë të diskutimit, përpara vizitës së kryeministrit grek në Gjermani: Athina thotë se nuk kërkon ndihmë financiare dhe Berlini thotë se nuk do të japë ndonjë të tillë.

Përpara takimit me kancelaren Angela Merkel në Berlin të premten, kryeministri grek, Xhorxh Papandreu, tha në një intervistë se ai nuk po vinte në Gjermani me përulje për të kërkuar para.

Në përgjigje të kësaj, ministri gjerman i ekonomisë, Rainer Bruederle, bëri të qartë se nuk do të kishte dorëzim paketash financiare.

Vendos rregull në shtëpi

Papandreu i tha Merkel se nuk kërkonte asnjë cent nga Berlini, dhe Bruederle gjithashtu tha se "qeveria gjermane nuk kishte në mend të jepte asnjë cent", gjatë takimit me gazetarët të premten në Berlin.

"Çdo komb anëtar i BE ka për detyra të vërë rregull vetë në shtëpinë e tij," gjë që donte të thoshte se qeveria greke duhet "duhet t'i përmbahet me vendosmëri" planit të saj të ri të masave shtrënguese, shpjegonte Bruederle.

Në Athinë dje në mbrëmje, parlamenti grek do të votonte për planin e masave të qeverisë së Papandreut, i cili përfshin reduktime rrogash në afro 4.8 miliardë euro ($6.5 miliardë), një ngrirje të skemave të pensioneve, dhe rritje të taksave. Skema që gjithashtu për qëllim reduktimin e malit të borxhit kombëtar pa cenuar rritjen ekonomike.

Kërkohen kushte më të mira huamarrjeje

Por Papandreu tha për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung se qëllimi i vizitës së tij në Berlin ishte të kërkonte mbështetje për kushte më të mira huamarrjeje nga partnerët europianë. Greqia ka nevojë të marrë para hua "me kushte të arsyeshme",- tha ai.

Ai theksoi se kohët e fundit, Athina po paguan 750 milionë euro më shumë për çdo 5 miliadrë euro hua, sesa Gjermania.

"Asnjë vend i BE nuk mund të mbijetojë me këtë",- tha Papandreu për të përditshmen.

Dhe ai paralajmëroi se pa mbështetje politike për kushte më të mira huamarrjeje, kriza në ekonominë e Greqisë "mund të rezultojë shumë e shtrenjtë për të gjithë Europën".

Lufta kundër spekulimeve tregtare

Duke folur për gazetën gjermane, Papandreu gjithashtu bëri thirrje për në aktivitet të bashkuar kundër spekulimeve të tregjeve.

"Teksa ne po reduktojnë rrogat dhe shpërblimet e njerëzve në vend, spekulatorët janë duke fituar miliona në kurriz të ekonomisë së Greqisë",- tha ai. "Kjo është diçka që ne duhet të ekzaminojmë së bashku si në nivel evropian dhe ndërkombëtar: Ne nuk mund të lejojmë tregjet të luajnë me fatin tonë."

Ndërkohë, policia në Athinë po përgatitej për protesta të mëtejshme të sindikatave. Prezantimi i masave shtrënguese të qeverisë ka nxitur një zemëratë të gjerë në grupimet politike të majta dhe sindikatat e punonjësve gjatë të enjtes e të premtes. / g.agon / foto: xinhuanet / 8 mars 2010



Bookmark and Share
KOMENTET
Izber
11:32:14 - 10/03/10
Qfare te mirash solli ky kryeministri i ri i Greqis? Vetem shpenzime pa lidhje dhe rritje te inflacionit ne Greqi.Iriu me i zi se i vjetri.
rinesa
20:20:11 - 08/03/10
ipko me shum oferta te reja
KOMENTO
Emri
Emaili
Komentet


 
© 2008 Ipko. All rights reserved.   Email: portal@ipko.net