në fokus
FMN: Shqipëria, rezultate më të mira se fqinjët
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka zhvilluar dje paradite një takim me anëtarët e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura për median. Anëtarët e komisionit bëjnë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për amnistinë fiskale, të kërkuar na komuniteti i biznesit.
Mësohet se FMN-ja ka mbështetur parimisht këtë nismë, që do të ndihmonte sipërmarrjen private. Një tjetër çështje e diskutuar ka qenë ulja e borxhit të brendshëm dhe sigurimi i financimeve të qeverisë nëpërmjet kredive të huaja.
Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë deklarojnë se FMN ka rekomanduar rritjen e normës së borxhit të jashtëm, pasi Shqipëria ka ende hapësira. Në këtë mënyrë, bankat shqiptare do të kreditojnë biznesin dhe individët, duke stimuluar ekonominë. Ndërkohë që qeveria mund t’i gjejë financimet nëpërmjet kredive që mund të marrë te institucionet financiare ndërkombëtare dhe shtetet e ndryshme.
Gjatë takimit, është diskutuar edhe për zhvillimet fiskale në vitin 2009 dhe gjatë këtij viti, si dhe për masat që duhen marrë për të ruajtur stabilitetin makroekonomik në vend. Mësohet se përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë theksuar se ka pasur rezultate ekonomike më të mira se fqinjët.
Në mbyllje të vizitës së misionit të FMN-së në vendin tonë, sot është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. / g.agon / foto: essexc / 9 mars 2010

IPKO PRODUKTET

.jpg)