në fokus
Telefonat e zgjuar po shiten shumë
Lexoni nje permbledhje te tregut te telefonave te zgjuar mobil, per te cilet kerkesa ne treg eshte gjithnje e me e madhe.
Sipas hulumtimit të fundit të tregut të realizuar nga kompania IDC, kontraktuesit e ndryshëm të prodhuesve të telefonave mobil kanë transportuar më shumë se 54.5 milion telefona të zgjuar (smartphone) në tremujorin e katërt të vitit 2009, një rritje kjo prej 39 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2008.
Një shumë e madhe nga kjo rritje mund t'i atribuohet kompanisë Apple dhe telefonit të saj të famshëm - iPhone, e cila ka rritur pjesën e saj të tregut nga 9,1 për qind në 2008 në 14.4 për qind në 2009, duke shitur kështu rreth 8.7 milion njësi në tremujorin e katërt të vitit 2009.
Edhe pse sipas disa raporteve kërkesa për telefonin e zgjuar të Apple ka rënë në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2009, Apple ende mund të jetë e kënaqur me një rritje mbresëlënëse të cilën ajo e ka arritur, në përgjithësi.
Prodhuesi i telefonit BlackBerry, kompania RIM kohët e fundit nuk ka pasur shumë prezencë në shtyp krahasuar me disa prodhues të tjerë, por pjesa e saj në treg është rritur mjaft mirë, përkatësisht nga nga 15,6% në 19,8% në 2009.
Përveç RIM, kompanitë si Apple dhe Nokia (kjo e fundit ende mban vendin e parë në tregun e smartphone’ëve, edhe pse ka rënë nga 40.0% në 2008 në 38.9% në 2009), dy emrat e tjerë në listën e pesëshes së madhe janë edhe kompanitë si HTC dhe Samsung me 4,6% dhe 3,3 % të tregut të telefonave të zgjuar.

IPKO PRODUKTET